Djemtë në pubertet

Çka është puberteti? 

Puberteti është një eksperiencë e pa harrueshme, përmes së cilës ne të gjithë duhet të kalojmë. Lajmi i keq: është shumë e vështirë dhe askush nuk mund të kalojë lehtë nëpërmjet saj. Lajmi i mirë: puberteti ka një kohëzgjatje të kufizuar dhe kjo ndodh vetëm një herë në jetë.   

Dhe, edhe nëse kjo tingëllon çuditshëm, përpiquni ta shijoni fazën e pubertetit tuaj. Pasi ajo të kalon, ju do ta kujtoni gjithmonë me buzëqeshje. Kjo është vetëm një fazë e rritjes për djemtë dhe vajzat. Djemtë bëhen burra të rinjë dhe pastaj burra. Vajzat bëhen gra të reja dhe pastaj gra.   

Dhe pa marrë parasysh se sa shumë përpiqemi, ne nuk do ta humbasim asnjë fazë. Gjersa rritemi dhe pjekemi, nuk ka asnjë fazë që mund ta anashkalojmë.  Puberteti është periudha kur trupat tonë ndryshojnë. Kjo është periudha kur ne fitojmë pjekurinë seksuale, dhe e gjithë kjo që po ndodhë ka si qellim të rritemi dhe të zbulojmë shumë kënaqësi tjera që lidhen me dashurinë dhe seksin.   

Për vajzat puberteti fillon zakonisht prej moshës dhjetë vjeçare. Për djemtë, kjo fillon prej moshës dymbëdhjetë vjeçare. Për vajzat zgjat deri në moshën trembëdhjetë apo gjashtëmbëdhjetë vjeqare. Për djemtë, ajo zgjatë deri në moshëm katërmbëdhjetë, pesëmbëdhjetë apo gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Por, ne duhet të dimë se nuk jemi të gjithë të njejtë dhe se puberteti mund të na godas ndryshe, kështu që mund të zgjasë më pak apo më shumë, mund të filloj më herët ose më vonë se tek të tjerët. Sa herë që puberteti fillon, kjo fazë ndiqet me simptomat e njejta.   

E para është parahati që shkaktohet nga vëzhgimi i vetë-vetes për ndryshimet që ndodhin në trupin tonë. Një tjetër fakt çuditës: është një çmenduri e çuditshme në të cilën e zë veten duke menduar për seksin.  Njëra dhe tjetra, dhe të dyja së bashku, na dërgojnë në një ankthë, kështu që ne jemi të hutuar, të shqetësuar, të turpshëm, dhe kërkojmë diçka dhe gjithçka. E gjithë kjo është normale! Dhe nuk ka vend për panik.

Zanimljivosti

Kukuruzne pahuljice (kornfleks) izmišljene su kao hrana koja smanjuje želju za masturbacijom.